Ese personale

Reflektime

Shkrime më të ngadalta dhe më personale për vëmendjen, njerëzit dhe anën e heshtur të udhëheqjes.

Shkëputja nga toka: kur vendimet merren mbi hije dhe jo mbi realitet

Vendimi i marrë në pesë minuta në sallën me xham zbret në magazinë si barrë fizike. Kur vendimmarrësi është i mbrojtur nga pasojat, gabimi bëhet garanci.

Reflektim · 5 min

Përça dhe sundo në korridore: kur menaxhimi ushqen armiqësinë mes kolegëve

Armiqësia mes turneve dhe kolegëve nuk lind vetvetiu. Drejtuesi i pasigurt e mbjell, sepse një ekip i ndarë nuk sheh kurrë boshllëkun në krye.

Reflektim · 5 min

Unë dhashë urdhrin e gabuar: përgjegjësia fillon aty ku mbarojnë justifikimet e autoritetit

Pranimi i fajit është një veprim, përgjegjësia është një proces. Një drejtues që e shpjegon gabimin e vet me rrethana, ndërsa të tjerët me shkaqe, e kthen autoritetin në strehë.

Reflektim · 15 min

Integriteti në errësirë: çfarë bën kur askush nuk po të sheh

Reputacioni ndërtohet nën dritë; karakteri provohet në orën tre të mëngjesit, kur kutia bie, nuk ka kamera dhe askush nuk do ta dijë kurrë.

Reflektim · 5 min

Drejtësia nuk ndahet me metër: kur barazia në letër bëhet padrejtësi në praktikë

Dy punonjës shënohen me tetë orë, por dita e tyre nuk ishte e njëjtë. Barazia kërkon një standard të përbashkët, drejtësia kërkon gjykim, dhe kompetenca nuk duhet të bëhet dënim.

Reflektim · 9 min

Rregullat nuk mbarojnë te dera e menaxherit: pushteti, privilegji dhe arti i të qenit përjashtim nga parimet e tua

Rregulli që është i detyrueshëm për punonjësin bëhet pengesë kur e shkel menaxheri. Kur përjashtimet varen nga personi, standardi i përbashkët zhduket dhe fillon disiplina e frikës.

Reflektim · 15 min

Arti i të thënit jo: kufiri ku fillon liria jote

Njeriu që nuk di të thotë kurrë jo nuk është besnik, por pa kufij. Dhe aty ku mbarojnë kufijtë e njeriut, fillon shfrytëzimi pa fre.

Reflektim · 5 min

Fatura e kursimit: kush po e paguan? Kur një kompani kursen në buxhet dhe shpenzon në gjithçka tjetër

Një kursim në buxhet mund të jetë shpenzim i zhvendosur: financa sheh uljen, operacioni humbet kohë dhe klienti pret. Kostoja nuk zhduket, ndryshon emër dhe departament.

Reflektim · 14 min

Kultura e fajtorit: pse gjuetia e kokës së turkut nuk e shëron dot sistemin

Kur pas çdo gabimi pyetet "kush e bëri?" dhe jo "pse dështoi procesi?", njerëzit mësojnë të fshehin, dhe i njëjti dështim përsëritet nesër.

Reflektim · 4 min

Karriera ecën përpara. Po jeta? Ambicia, koha dhe çmimi që nuk shfaqet në kontratën e punës

Karriera di të tregojë përparimin, jeta personale jo, prandaj e para fiton gjithmonë përparësi. Sakrifica ka kuptim vetëm kur ka një qëllim dhe një kufi, përndryshe "më vonë" bëhet mënyra e jetesës.

Reflektim · 17 min

Bashkëfajësia e njeriut të ndershëm: kur heshtja bëhet votë për padrejtësinë

Në prani të një padrejtësie të hapur, neutraliteti nuk ekziston. Heshtja e të ndershmëve lexohet si leje nga ai që shkel mbi të tjerët.

Reflektim · 4 min

Guximi për të mos vazhduar: kur këmbëngulja pushon së qeni virtyt dhe bëhet peng i krenarisë

Paratë e shpenzuara nuk kthehen vetëm ngaqë projekti vazhdon, por krenaria hyn në vendimmarrje. Pyetja e drejtë është çfarë do të vendosnim sot, me gjithçka që kemi mësuar.

Reflektim · 19 min

Lavdia e asaj që nuk ndodhi: për njerëzit që e bëjnë mirë punën, por nuk kanë një katastrofë për ta dëshmuar

Parandalimi i mirë prodhon mungesën e një ngjarjeje, prandaj mbetet i padukshëm. Organizata shpërblen kush e zgjidh krizën dhe harron kush e paralajmëroi.

Reflektim · 14 min

Dita e gjelbër që duhet hetuar: kur suksesi matet me atë që shihet dhe dështimi fshihet në atë që nuk numërohet

Të gjithë treguesit janë të gjelbër, por punonjësit kanë korrigjuar gabime që asnjë tabelë nuk i numëron. Matja është e nevojshme, interpretimi është përgjegjësi.

Reflektim · 13 min

I domosdoshmi: njeriu që e mbante kaosin në këmbë

Organizata e ngatërron qëndrueshmërinë me aftësinë e një njeriu për të mbuluar dobësitë e të tjerëve. Domosdoshmëria e tij është prova e asaj që sistemi nuk ka mësuar ende të bëjë.

Reflektim · 6 min

Monopoli i informacionit: kur fshehja e procesit shitet si pazëvendësueshmëri

Njeriu që mban të gjithë çelësat në xhep nuk është shtylla e kompanisë. Ai e mban sistemin peng, dhe mjaftojnë dy ditë sëmundje që gjithçka të paralizohet.

Reflektim · 4 min

Paradoksi i kështjellës së izoluar: pse drejtuesit përfundojnë duke jetuar në gënjeshtër

Drejtuesi që ndëshkon lajmëtarin e lajmit të keq mbetet i rrethuar nga raporte të pastruara, derisa e vërteta shpërthen me dhunë brenda zyrës.

Reflektim · 5 min

Mbledhja ku vendimi mbeti jetim: anatomia e një organizate ku të gjithë flasin dhe askush nuk vendos

Në një organizatë ku çdo problem diskutohet dhe askush nuk e merr përsipër, mbledhja përfundon me sukses dhe problemi kthehet. Pa përgjegjës, autoritet dhe afat, diskutimi zëvendëson veprimin.

Reflektim · 10 min

Noteri i bindur: kur Burimet Njerëzore kthehen në xhelatin e brendshëm

Zyra që duhej të mbronte njeriun i vë vulën çdo teke të pronarit dhe heton punonjësin që troket për ndihmë.

Reflektim · 5 min

Kompleksi i piedestalit: lufta e dëshpëruar për të mbetur më i gjati në dhomë

Pronari i pasigurt nuk kërkon bashkëpunëtorë të zotë, por një sfond gri ku të shkëlqejë vetëm. Kështu i largon më të mirët dhe mbetet me servilët.

Reflektim · 5 min

Paradoksi i helmit: kur tolerojmë vjedhjen dhe çuditemi me rrënimin

"Korrupsionin e kuptoj, por pse nuk zhvillohet vendi?" Nuk mund të hedhësh helm në pus dhe të çuditesh pse uji të sëmur fëmijët.

Reflektim · 5 min

Rregullorja përballë një njeriu: kur procedura e njeh rastin, por nuk e njeh njeriun

Përgjigjja e recepsionistit ishte administrativisht e saktë, por ende e pamjaftueshme. Rregullorja jep kufijtë e përgjegjësisë, ndërsa gjykimi tregon sa seriozisht e marrim njeriun.

Reflektim · 14 min

Talenti që helmon dhomën: kur rezultatet bëhen alibi për karakterin

Organizata e quan talent atë që e mat dot në raport dhe e injoron dëmin që nuk ka kolonë në Excel. Kështu për sjelljen e keqe vlen një rregull për të vlefshmin dhe një për të tjerët.

Reflektim · 8 min

Teatri i ngutjes: kur nxitimi ngatërrohet me rëndësinë

Kur gjithçka shpallet urgjente, asgjë nuk është e rëndësishme. Paniku krijon ndjesinë e lëvizjes, ndërsa puna nuk ecën përpara.

Reflektim · 5 min

E vërteta që nuk ngjitet në katin e sipërm: anatomia e një organizate që mësoi t'i fshihte plagët pas raporteve të bukura

Raporti ndryshon fjalë pas fjale derisa një natë e vështirë bëhet "operacione normale". Nuk ka gënjeshtar, por njerëzit kanë mësuar se e vërteta ka çmim dhe drejtimi merr vendime mbi një realitet të zgjedhur nga të tjerët.

Reflektim · 12 min

Tirania e njeriut të vogël: kur pushteti i jepet atij që nuk ka karakter

Poshtërimi më i përditshëm nuk vjen nga maja, por nga njeriu i vogël që merr një portë, një vulë apo një çelës dhe e përdor si kamxhik.

Reflektim · 4 min

Kurthi i viktimizimit: pse faji i të tjerëve nuk të shpëton dot jetën

Sistemi shpesh është i padrejtë. Por nëse gjithçka është faji i të tjerëve, ti je i shfajësuar nga çdo detyrim për të vepruar, dhe e ardhmja jote mbetet në duart e tyre.

Reflektim · 4 min

Dy drejtues në të njëjtën dysheme: qetësia e rregullit përballë teatrit të kaosit

I njëjti ekip, e njëjta magazinë, dy turne krejt të ndryshme. Ai që bën zhurmë duket me pasion; ai që ndjek procesin e mban turnin në këmbë.

Reflektim · 4 min

Kujt i përket ora që kursen makina? Teknologjia, produktiviteti dhe fati i kohës që njeriu nuk ka më nevojë ta shpenzojë

Teknologjia e kthen një orë punë në dhjetë minuta, por nuk vendos kujt i përket koha e kursyer. Këtë e vendos menaxhimi: mund të bëhet më shumë vlerë, më shumë liri ose thjesht më shumë punë.

Reflektim · 19 min

Disponueshmëria e njëanshme: kur emergjenca jote është detyrim, por e drejta jote është luks

Telefoni yt duhet të jetë i hapur natë e ditë për kaosin e kompanisë, por kur pyet për rrogën, ka orar zyrtar.

Reflektim · 4 min

Gracka e gjakut: kur firma familjare bëhet burgu yt

Kur emri i familjes bëhet mburojë për të mohuar rrogën dhe dinjitetin e të riut që punon aty, biznesi familjar nuk ndërton të ardhmen: konsumon fëmijët e vet.

Reflektim · 4 min

Misioni hyjnor në katin e dytë: kur pronari bëhet bamirës i mjerimit

Kur pronari beson se rroga është mëshirë dhe jo detyrim, puna kthehet në bamirësi feudale.

Reflektim · 4 min

Alibia e përkryer: kur dështimi i drejtimit shpallet dembelizëm i popullit

I njëjti njeri që këtu shpallet dembel, në Mynih apo Londër bëhet punonjës model. Ajo që ndryshon nuk është gjaku, por sistemi.

Reflektim · 4 min

Kujtesa e pllakave dhe ultimatumi dy-ditor: kur menaxhimi kthehet në sport ekstrem

Pa sistem, pa trajnim dhe pa procedura, punonjësi duhet të jetë skaner i gjallë. Kur gabon, faji i jepet atij, jo kaosit.

Reflektim · 4 min

Llogaria e diellit

Kur pronari heton pesë ditët e tua të lirisë: spiunazhi mbi pushimet e stafit nuk është vigjilencë, është xhelozi ndaj lirisë së tjetrit.

Reflektim · 4 min

Pazari me një vit jetë

Poshtërimi i tridhjetë mijë lekëve: kur një vit mundi shpërblehet me një lëmoshë të maskuar si meritë, kompania të tregon sa lirë e vlerëson jetën tënde.

Reflektim · 4 min

Autoriteti i vrarë

Kur kapërcimi i shkallëve shpallet fitore: pronari që mban anën e atij që theu rregullin nuk shpëton një njeri, vret sistemin.

Reflektim · 5 min

Mitologjia e djersës së verbër

Pse organizimi ngatërrohet me përtacinë, dhe pse të djersitësh çdo ditë për të njëjtin dështim nuk është përkushtim.

Reflektim · 4 min

Tirania e orës së murit

Kur ikja në orar quhet tradhti: të punosh mbi orar pa plan nuk është përkushtim, është mbulim i paaftësisë së menaxhimit.

Reflektim · 4 min

Arkitektët e tymit

Gënjeshtra e madhe se diçka po lëviz. Kur zhurma e lëvizjes zëvendëson vetë punën, menaxhimi kthehet në artin e fshehjes së dështimit.

Reflektim · 4 min

Pesë pyetje për pesëqind mijë lekë dhe dy javë liri

Pyetjet e vërteta që fshihen nën tavolinën e një interviste pune ku oferta të mban në kufirin e mbijetesës.

Reflektim · 5 min

Organigrama e gjakut

Kur puna matet me mbiemrin e pronarit, rregullorja shembet sapo prek një nip, dhe kompania kthehet në fis me nipt biznesi.

Reflektim · 4 min

Lëmosha e rremë

Kur rroga quhet bukë dhe puna quhet nder. Pronari nuk po blen punën tënde, por po të fal jetën: ky është miti që duhet të vdesë.

Reflektim · 4 min

Radha imagjinare te dera

Gënjeshtra e madhe se çdokush është i zëvendësueshëm, dhe korridoret bosh që mbeten kur ajo bie.

Reflektim · 4 min

Roja e vulës

Kur Burimet Njerëzore harrojnë njeriun, departamenti kthehet në zyrën ku vdes besimi.

Reflektim · 4 min

Paradoksi i madh shqiptar

Bota i frikësohet një inteligjence që po e mund në lojën e rregullave. Shqiptari nuk ka mbijetuar kurrë falë rregullave.

Reflektim · 3 min

Fantazma në dhomën plot me pasqyra

Në një kohë kur të gjithë duan të shihen, pushteti i vërtetë i takon atij që vëzhgon.

Reflektim · 3 min

Vazhdo me esetë

Buletini

Mendime të reja, kur të jenë gati.

Ese dhe shënime të reja me email. Pa presion kalendari, pa zhurmë. Mund të çregjistrohesh kur të duash.