Lexohet nga një zë i shfletuesit tënd. Kjo faqe nuk regjistron dhe nuk dërgon asgjë.
Ka një çast shumë të veçantë dhe gati komik që ndodh në zyrat apo magazinat shqiptare, në sekondën kur një menaxher i ri apo një punonjës me vizion përmend fjalët: procedurë standarde operimi, adresim i shkakut rrënjësor, dokumentim ose zhvillim.
Në atë sekondë, vështrimi i pronarit ndryshon. Vetullat ngrysen, buzët mblidhen me një mosbesim të thellë dhe në mendjen e tij ndizet menjëherë alarmi: Ky paska ardhur të rrijë në karrige me kompjuter. Ky nuk e dashka punën.
Ky reagim tregon një plagë të madhe kulturore në mënyrën se si e kuptojmë vlerën e mundit njerëzor. Në tregun tonë ka zënë rrënjë një mitologji e mbrapshtë, sipas së cilës puna matet vetëm me lodhje fizike, me zhurmë, me të bërtitura dhe me një këmishë të qullur nga djersa në fund të ditës. Nëse ti ulesh të shkruash një proces që parandalon një gabim të përsëritur, konsiderohesh përtac. Por nëse vrapon gjithë ditën si i marrë nga një cep i dyqanit në tjetrin për të shuar zjarret që vetë mungesa e organizimit i ndezi, atëherë quhesh punëtor besnik.
Më lejoni të jem fare i qartë për këtë pikë. Të djersitësh çdo ditë për të rregulluar të njëjtin dështim nuk është përkushtim. Është paa
Një procedurë standarde operimi nuk është letër zyre e lindur për t'i bërë qejfin burokracisë. Ajo është mbrojtja më e madhe e punëtorit në terren. Një SOP ekziston që djali në magazinë të mos thyejë kurrizin dy herë për të njëjtën kuti. Ekziston që punonjësi në turnin e natës të mos mbetet vetëm në mes të errësirës me një sistem të bllokuar, duke u lutur që dikush të hapë telefonin. Ekziston që gabimi të mos bëhet rregull dhe që njeriu të mos digjet nga stresi i një pune që mund të zgjidhej me tre hapa të qartë të shkruar mbi letër.
Por pse e tremb kaq shumë pronarin shqiptar fjala sistem?
E tremb sepse sistemi kërkon disiplinë. Sistemi kërkon që rregulli të vlejë për të gjithë, përfshirë edhe vetë atë. Kur ke një proces të dokumentuar dhe të qartë, bie menjëherë poshtë e drejta për të qeverisur me teka. Në një ambient të strukturuar, pronari nuk mund të hyjë më në mes të ditës për të ndryshuar gjithçka vetëm sepse ashtu u zgjua atë mëngjes. Sistemi e zhvesh nga pushteti absolut dhe nxjerr në shesh të vërtetën: a vjen fitimi nga një operacion i shëndetshëm, apo nga shfrytëzimi i improvizuar i njerëzve?
Shumë sipërmarrës te ne janë dashuruar me rolin e zjarrfikësit. Ata e krijojnë vetë kaosin përmes mungesës së planeve, dhe pastaj zbresin në sallë me zhurmë të madhe për të shpëtuar situatën në minutën e fundit, duke kërkuar lavdërime për një trimëri që nuk do të duhej të ekzistonte fare po të kishte pasur mendim paraprak.
Për ta, një menaxher që rri i qetë sepse ekipi i tij punon pa gabime, ngjan si njeri i tepërt. Ata nuk e kuptojnë se suksesi më i lartë i një drejtuesi nuk është prania e tij e domosdoshme në çdo sekondë, por ndërtimi i një mekanizmi që ecën përpara me saktësi edhe kur ai nuk ndodhet fare aty.
Të mendosh para se të veprosh nuk është ikje nga puna. Të analizosh pse një porosi vonohet, pse një mall dëmtohet apo pse një klient mbetet i pakënaqur nuk është filozofi zyre; është themeli i çdo biznesi që kërkon të rritet përtej ditës së sotme.
Bizneset shqiptare që refuzojnë standardizimin dhe që vazhdojnë të përqeshin mendimin strukturor do të mbeten përgjithmonë peng të improvizimit. Do të jenë gjithmonë të lodhura, gjithmonë me mungesa stafi dhe gjithmonë në kërkim të një faji te të tjerët.
Sepse muskujt dhe vullneti i mirë mund të të ndihmojnë të kalosh një turn të vështirë, por v
A e provove?
Nëse provove diçka nga kjo ese në turnin tënd, më thuaj çfarë ndodhi. Përgjigjet që u ndihmojnë të tjerëve botohen nën ese, të anonimizuara.
