Lexohet nga një zë i shfletuesit tënd. Kjo faqe nuk regjistron dhe nuk dërgon asgjë.
Për vite me radhë, në zyrat e drejtorëve dhe pronarëve shqiptarë ka qarkulluar një fjali që përdorej si çekiç mbi çdo kërkesë për dinjitet, rritje rroge apo kushte më të mira: "Le të largohet, se ka njerëz sa të duash që presin te dera për të punuar."
Ishte përgjigjja e gatshme e një arrogance që nuk njihte kufi. Ishte filozofia e një tregu ku njeriu shihej si një pjesë këmbimi e lirë, e cila sapo konsumohej, hidhej tutje për t'u zëvendësuar me të radhës. Dhe për një kohë të gjatë, varfëria dhe mungesa e alternativave e mbajtën gjallë këtë iluzion. Drejtuesit u mësuan të mendonin se vlera qëndronte vetëm te muret e biznesit të tyre, dhe jo te duart dhe mendjet e atyre që e mbanin atë biznes hapur.
Por sot, kur hapim atë derë ku dikur mendohej se kishte radhë, shohim vetëm korridore bosh. Radha nuk ekziston më. Dhe bashkë me të, ka rënë edhe gënjeshtra më e rrezikshme e menaxhimit shqiptar.
Më l
Kur një punonjës i vjetër lë çelësat mbi tavolinë dhe largohet, ai nuk merr me vete vetëm rrogën e tij. Ai merr me vete qindra zgjidhje të vogla të padukshme që nuk shkruhen në asnjë rregullore. Merr me vete qetësinë e një turni të vështirë, njohjen e çdo klienti, aftësinë për të parandaluar një gabim para se ai të kthehet në kosto. Ai merr me vete atë që mban në këmbë çdo operacion të vërtetë: përgjegjësinë personale.
Drejtuesit e dobët nuk e shohin këtë humbje, sepse në tabelat e tyre dy njerëz vlejnë njësoj, mjafton që rroga në fund të rreshtit të jetë e njëjtë ose më e ulët. Ata mendojnë se duke marrë dikë pa përvojë dhe duke e paguar më pak, kanë bërë një pazar të zgjuar.
Por realiteti i operacionit nuk fal. Kostoja e atij që iku nuk duket ditën e parë. Ajo duket javën e dytë, kur porositë nisin të vonohen. Duket muajin e parë, kur gabimet shtohen, kur malli dëmtohet dhe kur klientët fillojnë të ankohen. Dhe më e rënda, duket te pjesa tjetër e ekipit që mbetet pas. Kur largon të zotin me përbuzje, u ke dhënë mesazhin të gjithëve të tjerëve se mundi dhe besnikëria në atë kompani nuk kanë asnjë vlerë.
Unë e kam parë nga afër se si vyshken bizneset që udhëhiqen nga ky cinizëm. Fillimisht ikin më të mirët, ata që kanë vetëbesim dhe dije për të gjetur dyer të tjera, brenda apo jashtë kufijve. Pastaj ikin ata që lodhen duke mbajtur mbi shpinë peshën e atyre që u larguan të parët. Në fund, në kompani mbeten vetëm dy kategori: ata që nuk kanë ku të shkojnë dhe ata që sapo kanë ardhur dhe po numërojnë ditët derisa të mësojnë zanatin për të ikur edhe ata.
Ky nuk është më një biznes që ecën përpara. Ky është një spital fushor ku çdo ditë mjekohen plagët e djeshme.
Sot, ata që thoshin "le të largohen" janë të njëjtët që vënë duart në kokë sepse nuk gjejnë dot asnjë njeri që të mbajë përgjegjësi për një turn të vetëm. Janë të njëjtët që ankohen se brezi i ri nuk ka durim. Por brezi i ri nuk ka mungesë durimi për punën; ka mungesë durimi për arrogancën. Askush nuk pranon më të trajtohet si i tepërt në një vend ku mban peshën kryesore.
Mësimi i kësaj kohe është i thjeshtë, por i pamëshirshëm për ata që refuzojnë të ndryshojnë. Njerëzit nuk janë lëndë e parë që blihet me shumicë në treg.
Kompanitë që do të kenë sukses nesër janë ato ku drejtuesi e kupton se kur ikën një njeri i mirë, nuk ka dështuar punonjësi, por ka dështuar vetë drejtimi. Sepse në fund të ditës, një biznes është aq i fo
A e provove?
Nëse provove diçka nga kjo ese në turnin tënd, më thuaj çfarë ndodhi. Përgjigjet që u ndihmojnë të tjerëve botohen nën ese, të anonimizuara.
