Lexohet nga një zë i shfletuesit tënd. Kjo faqe nuk regjistron dhe nuk dërgon asgjë.
Në këtë ese
Pas vitesh në shitjen me pakicë, në shitjet, në logjistikë dhe në hoteleri, kam kuptuar se industritë ndryshojnë shumë më shpejt se parimet e menaxhimit. Produkti mund të jetë mall në magazinë, një porosi që duhet të niset në kohë ose një dhomë hoteli. Ndryshojnë sistemet, ndryshojnë KPI-të, ndryshojnë edhe titujt e punës.
Megjithatë, në fund një Operations Manager përballet pothuajse gjithmonë me të njëjtat pyetje:
- A e dinë njerëzit çfarë pritet prej tyre?
- A funksionon procesi?
- A tregojnë të dhënat atë që po ndodh vërtet?
- Kush përgjigjet për problemin?
- Dhe çfarë po ndryshojmë që i njëjti problem të mos kthehet?
Sot filozofinë time të punës do ta përmblidhja në pesë parime.
1. Njerëzit
Operacionet nuk ecin pa njerëzit që i mbajnë në këmbë çdo ditë.
Kam punuar në mjedise me presion, objektiva, vonesa, gabime dhe çaste kur duhej reaguar shpejt. Kam mësuar se standardi mund të jetë i lartë dhe kërkesa e prerë pa e cenuar dinjitetin e personit përballë. Presioni e ka vendin e vet; poshtërimi kurrë.
Për mua, një menaxher duhet të dijë të kërkojë llogari pa e përdorur frikën si mënyrë drejtimi, sepse një ekip që ka frikë t'i tregojë gabimet nuk ka më pak gabime. Ka vetëm më pak gabime të dukshme.
2. Standarde t
Kam mësuar të mos u besoj shumë proceseve që funksionojnë vetëm sepse një person me përvojë “e di si bëhet”. Nëse rezultati varet nga fakti që në turn është personi i duhur, atëherë organizata ka njohuri, por ende nuk ka standard.
Prandaj besoj në SOP-të, në listat e kontrollit dhe në mënyrat e qarta të punës. Prova e një SOP-je është nëse një person tjetër arrin me të të njëjtin rezultat, edhe nën presion dhe pa autorin afër për ta pyetur. Pamja profesionale e dokumentit vjen shumë më pas.
Për mua standardizimi nuk u heq njerëzve të menduarit. Ai i kursen që të mos shpikin nga e para atë që organizata duhet ta dijë tashmë.
3. Të dhënat
Një KPI është sinjal. Përfundimi del nga ajo që fshihet pas tij.
Kam mësuar të mos kënaqem me faktin që një përqindje është e kuqe ose e gjelbër. Nëse vonesat rriten, dua të di sa janë dhe pse ndodhin. Nëse kemi dëmtime, gabime, kohë ngarkimi jashtë standardit ose një problem tjetër operacional, dua të di ku përqendrohet problemi dhe çfarë e shkakton.
Këtu më ndihmojnë mënyra të të menduarit si analiza Pareto dhe 5 pyetjet “pse”. Jo çdo problem kërkon një metodologji të madhe, por është shumë e lehtë të luftosh simptomën dhe ta quash përmirësim.
Të dhënat duhet të më çojnë në terren. Dhe terreni duhet të më ndihmojë t'i kuptoj të dhënat. Nëse këto dy botë nuk takohen, raporti mund të duket i mirë, ndërsa operacioni vazhdon të ketë të njëjtin problem.
4. Përgjegjësia
Për mua, përgjegjësia do të thotë që asnjë problem të mos mbetet pa zot. Kjo nuk më detyron t'i mbaj të gjitha mbi supet e mia.
Këtë ma mësoi dorëzimi i turnit. Një turn mund të punojë shumë mirë, por nëse informacioni nuk kalon te turni tjetër, organizata humbet një pjesë të asaj pune.
E njëjta gjë vlen për udhëheqjen pa titull. Mund të marrësh nismën, ta dallosh problemin, të ndihmosh dhe të propozosh, por duhet të dish edhe ku mbaron autoriteti yt.
Prandaj përgjegjësia për mua nis këtu: nuk do ta shpërfill sepse “nuk është e imja”. Dhe ka një kufi:
Nuk do të marr një vendim që nuk më takon v
Këtë ekuilibër dua ta ruaj gjithmonë si menaxher.
5. Përmirësimi i vazhdueshëm
Më parë pyetja ime ishte shpesh: “Si e zgjidhim këtë problem?” Sot është: “Si e zgjidhim, pse ndodhi dhe çfarë ndryshojmë që të mos kthehet?”
Ky ndryshim në mënyrën si mendoj është ndoshta një nga hapat më të rëndësishëm të zhvillimit tim profesional.
Operacionet përmirësohen me shumë korrigjime të vogla, të bëra vazhdimisht dhe të mbështetura në realitetin e punës, shumë më tepër se me një projekt të madh në vit.
Çfarë nuk dua të bëj kurrë si menaxher
Nuk dua ta përdor frikën si mjet drejtimi. Nuk dua t'u kërkoj njerëzve një standard që vetë nuk jam i gatshëm ta kuptoj ose ta respektoj. Nuk dua të fsheh një problem vetëm sepse KPI-ja duket më mirë pa të. Nuk dua të bëhem menaxheri që di gjithçka sepse askush tjetër nuk është trajnuar. Dhe nuk dua që ekipi të ketë nevojë për praninë time për çdo vendim të vogël.
Nëse një ekip funksionon vetëm kur menaxheri është në dhomë, për mua ai menaxher nuk ka ndërtuar ende një sistem.
Si do të duke j java ime ideale si Operations Manager
Çdo ditë do ta nisja me një pasqyrë të shkurtër të operacionit, disa minuta. Dua të di çfarë ka devijuar, çfarë mbetet e hapur, ku kemi rrezik dhe ku duhet prania ime.
Do t'i kontrolloja KPI-të kryesore dhe pastaj do të largohesha nga panelet e treguesve.
Një pjesë e rëndësishme e javës sime duhet të jetë në terren: ta shoh procesin, të flas me njerëzit dhe t'i kuptoj problemet që nuk arrijnë gjithmonë në raport.
Një herë në javë do të doja një rishikim më të thellë të performancës:
- Çfarë po përmirësohet?
- Çfarë po përkeqësohet?
- Cilat probleme po përsëriten?
- Cilat veprime janë ende të hapura?
- Kush përgjigjet për to?
- Dhe cilat probleme nuk janë më incidente, por dukuri që përsëriten?
Do të doja gjithashtu kohë të posaçme për njerëzit: reagime për punën, mentorim dhe biseda ku, pas pyetjes “çfarë nuk shkoi?”, dikush pyet edhe “çfarë të pengon ta bësh mirë punën?”.
Raportet më tregojnë ku të shikoj. Terreni më tregon çfarë po ndodh. Menaxherit i duhen të dyja.
90 ditët e para në një rol të ri
Ditët 1–30: Kup t o para se të ndryshosh
Në muajin e parë nuk do të vija me idenë se jam aty për ta “rregulluar” organizatën. Do të mësoja.
Do të njihja ekipin, proceset, KPI-të, klientin, varësitë mes departamenteve dhe mënyrën si merren vendimet. Do të kaloja shumë kohë në terren dhe do të flisja me njerëzit që e bëjnë punën çdo ditë. Do t'i shihja SOP-të dhe do t'i krahasoja me realitetin.
Do të përpiqesha të kuptoja edhe atë që nuk del menjëherë në panelin e treguesve:
- Ku humbet koha?
- Cilat probleme konsiderohen tashmë “normale”?
- Çfarë duhet bërë me dorë sepse procesi nuk funksionon mirë?
- Ku kemi një person kritik pa të cilin puna ngec?
Në fund të 30 ditëve dua një hartë të qartë të operacionit. Lista e ndryshimeve mund të presë.
Ditët 31–60: Përcakt o priorite te t
Në fazën e dytë do të nisja t'i ndaja simptomat nga problemet reale. Do t'i shikoja të dhënat dhe do të kërkoja dukuritë që përsëriten, dhe do të zgjidhja pak prioritete, duke e lënë pjesën tjetër për më vonë.
Për secilin prioritet dua të jetë e qartë:
- Cili është problemi?
- Si e dimë që është problem?
- Cili është shkaku i mundshëm?
- Kush përgjigjet për të?
- Çfarë do të ndryshojmë?
- Si do ta kuptojmë nëse ndryshimi dha rezultat?
Në këtë fazë do të nisja edhe korrigjimet e vogla që mund të bëhen pa e destabilizuar operacionin.
Ditët 61–90: Kthe ji përmirësime t në mënyrë pune
Tre muaj nuk janë magji, dhe deri në ditën e 90-të nuk do të pretendoja se e kam transformuar operacionin. Por do të doja që disa gjëra të ishin bërë më të qarta:
- KPI-të kryesore dhe kuptimi i tyre.
- Kush përgjigjet për cilin problem.
- Mënyra si bëhet dorëzimi i turnit.
- Procesi i ndjekjes së veprimeve.
- Standardet që përdoren vërtet.
- Një ritëm i rregullt ku ekipi shqyrton performancën dhe përmirësimin e vet.
Qëllimi im për 90 ditët do të ishte që organizata të kishte një pamje më të qartë të vetes dhe disa mekanizma më të mirë për t'u përmirësuar. Masa nuk do të ishte sa gjëra kam ndryshuar unë.
Ku po mësoj ende
Ka shumë gjëra që dua t'i zhvilloj më tej. Dua t'i thelloj njohuritë në analizën e të dhënave dhe në mënyrën si operacionet lidhen me P&L-në, me parashikimet dhe me vendimet financiare në një nivel më të gjerë.
Dua të fitoj më shumë përvojë në drejtimin e operacioneve me një shtrirje organizative më të madhe, ku vendimet shkojnë përtej një turni ose një funksioni dhe prekin disa ekipe njëkohësisht.
Dhe dua të vazhdoj të përmirësohem në diçka që nuk besoj se mbaron ndonjëherë: të dish kur duhet të ndërhysh dhe kur duhet t'i lësh njerëzit t'i zgjidhin vetë gjërat.
Qëllimi im është të bëhem menaxheri që ndërton një ekip ku përgjigjet nuk duhet të vijnë gjithmonë prej tij.
Si do të doja të më përshkruanin
Nëse një ditë do t'i pyesja njerëzit që kanë punuar me mua si do të më përshkruanin, nuk do të kërkoja të thoshin se isha menaxheri më i zgjuar në dhomë. Do të më mjaftonte kjo:
“Kërkonte shumë nga ne, por ishte a
Ky është Operations Manager-i që dua të jem: ai që ndërton një operacion që ka gjithnjë e më pak nevojë të shpëtohet.
Rishikimi javor
0/5Pyetjet e javës sime ideale.
Dhjetë vite pranë punës · Eseja 12 nga 12
Seria tjetër · Operacioni që punon pa ty 30 ditët e para: si e lexoj një operacion që nuk e njohProblemi nuk ishte mungesa e informacionit, por se informacioni nuk të tregonte shpejt ku je, çfarë duhet të kontrollosh tani dhe çfarë vjen më pas. →← Eseja e mëparshme Nga Shqipëria në Gjermani: çfarë kam ndryshuar në mënyrën si drejtoj Reflektime Të gjitha esetë
A e provove?
Nëse provove diçka nga kjo ese në turnin tënd, më thuaj çfarë ndodhi. Përgjigjet që u ndihmojnë të tjerëve botohen nën ese, të anonimizuara.