Lexohet nga një zë i shfletuesit tënd. Kjo faqe nuk regjistron dhe nuk dërgon asgjë.
Në këtë ese
Në një ekip mund të ketë njerëz që flasin gjuhë të ndryshme. Megjithatë standardi i punës duhet të thotë të njëjtën gjë për të gjithë.
Për mua kjo temë është edhe personale. Erdha në Gjermani në nëntor 2021, pas një jete pune në Shqipëri, dhe punova në operacione ku gjermanishtja ishte pjesë e komunikimit profesional. Më duhej të mësoja jo vetëm gjuhën, por edhe mënyrën si komunikohet në punë. Për këtë kalim kam shkruar te Nga Shqipëria në Gjermani.
Këtu më intereson standardi: si e bën të kuptueshëm për njerëz që nuk e flasin të njëjtën gjuhë në të njëjtin nivel.
Gjuha dhe af tësia janë dy probleme të ndryshme
Të mos e flasësh ende mirë një gjuhë nuk do të thotë të mos jesh i a
Një menaxher duhet ta dallojë mungesën e aftësisë profesionale nga pengesa e komunikimit. Janë dy probleme të ndryshme dhe kërkojnë zgjidhje të ndryshme.
Po t'i trajtosh si një problem të vetëm, ose humbet njerëz të aftë sepse nuk shprehen mirë, ose mban mbi supe një problem aftësie duke kujtuar se është thjesht çështje gjuhe.
Prandaj një standard pune nuk duhet të varet nga aftësia e dikujt për të ndjekur një shpjegim të gjatë në një gjuhë që nuk e zotëron plotësisht.
Rregulla të shkur tra, hapa të dukshëm
Në miljen e fundit kam punuar me disa DSP dhe me një strukturë me shumë shoferë, dispeçerë dhe drejtues turni; në hotelet në Gjermani, me kolegë nga departamente të ndryshme dhe me mysafirë ndërkombëtarë.
Nga materialet operative që kam përdorur, di se në miljen e fundit kishte udhëzime dhe rregulla të shkruara në gjermanisht dhe në anglisht. Ato mbulonin sigurinë, higjienën, procedurat e ngarkimit, skanimin dhe disiplinën në rampë. Rregullat ishin të shkurtra dhe të lidhura me veprime të qarta: ku pret shoferi, kur njoftohet Team Leader-i, si bëhet skanimi, çfarë nuk lejohet gjatë ngarkimit.
Në hotel kam punuar me lista kontrolli dhe SOP në gjermanisht, si dhe me materiale në anglisht për komunikimin me mysafirët dhe për shërbimet e hotelit. Kam përdorur lista kontrolli, pamje ekrani, video dhe demonstrime nga kolegët.
Kur po mësoja proceset e auditimit të natës, më ndihmonte të shihja një hap konkret në ekran dhe ta lidhja me udhëzimin përkatës. Kjo ndikoi edhe në mënyrën si nisa t'i rendisja materialet e SOP-ve në një strukturë ku gjërat gjenden më lehtë, siç e kam shkruar te Një SOP e mirë nuk është dokument.
Përkthimi nuk mjaf t on
Përkthimi i një dokumenti është vetëm hapi i parë. Kuptimi dhe veprimi duhet të mbeten të njëjtë pas përkthimit.
Le të marrim një udhëzim hipotetik që thotë vetëm “kontrollo ngarkesën”. Dy njerëz mund ta lexojnë ndryshe: njëri kontrollon numrin e çantave, tjetri rendin e ngarkimit.
Në këtë shembull faji mund të jetë fare mirë te standardi, dhe një standard i paqartë mbetet i paqartë në cilëndo gjuhë ta përkthesh.
Për mua, një udhëzim i mirë ka:
- një veprim të qa
r të për çdo hap; - fjali të shku
r tra dhe fjalë të qëndrueshme, që e njëjta gjë të quhet gjithmonë njësoj; - një figurë ose pamje ekrani kur procesi është vizual;
- një mënyrë për ta kontrolluar r
e zultatin; - një udhëzim të qa
r të për çfarë bëhe t kur ka problem.
“Më trego si do ta bëje”
Pyetja “E kuptove?” nuk mjafton gjithmonë.
Dikush mund të thotë “po” sepse mendon se e ka kuptuar, sepse nuk do të duket i pasigurt, ose sepse nuk di si ta shpjegojë atë që s'e ka të qartë. Në një ekip me shumë gjuhë kjo ndodh edhe më lehtë. Prandaj më mirë do të thosha:
“Më trego si do ta bëje.”
Pastaj do të kontrolloja nëse personi e bën saktë, nëse e di rezultatin që duhet të arrijë dhe nëse e di kur duhet të kërkojë ndihmë.
Këtë e mbaj si standard, dhe është i njëjti test që përshkrova te “Shiko si e bëj unë” nuk është trajnim: bëje vetë, më thuaj pse, më trego çfarë bën kur del një përjashtim.
Kur dikush nuk e kupton një udhëzim, nuk fitohet asgjë duke përsëritur të njëjtën fjali me zë më të lartë. Si menaxherë duhet të kontrollojmë nëse udhëzimi është i qartë, nëse është demonstruar dhe nëse personi mund ta zbatojë.
Kar ta e udhëzimit të qar të
Një standard i mirë nuk matet me sa mirë është shkruar, por me sa saktë mund ta zbatojnë njerëz të ndryshëm, edhe kur nuk flasin të njëjtën gjuhë. Për ta provuar, merr një udhëzim të paqartë nga operacioni yt, për shembull “kontrollo ngarkesën”, dhe kaloje nëpër këto pesë rreshta:
- Veprimi. Çfarë duhet të bëjë saktësisht personi?
- Vendi dhe momenti. Ku dhe kur duhet të kryhet?
- Demonstrimi. Çfarë fotoje, pamjeje ose shembulli e shpjegon hapin?
- Kontrolli. Si e kupton punonjësi se e kreu saktë?
- Përjashtimi. Çfarë duhet bërë kur diçka nuk funksionon?
Nëse arrin ta plotësosh çdo rresht me fjali të shkurtra, ke një udhëzim që mund ta zbatojë edhe dikush që e flet gjuhën më pak mirë se ti. Nëse jo, ke gjetur pikën ku njerëz të ndryshëm do ta lexojnë standardin ndryshe.
Karta e udhëzimit të qartë
0/5Operacioni që punon pa ty · Eseja 8 nga 10
Eseja e radhës · 09 Si e ndë← Eseja e mëparshme Si i flet dikujt që gaboi Reflektime Të gjitha esetë
A e provove?
Nëse provove diçka nga kjo ese në turnin tënd, më thuaj çfarë ndodhi. Përgjigjet që u ndihmojnë të tjerëve botohen nën ese, të anonimizuara.