Në këtë ese
  1. Çfarë gjetëm në magazinë
  2. Pse rregulli kishte kuptim
  3. Jo vetëm numër, jo vetëm shofer
  4. Kontrolli para nisjes

Për një çantë që mungonte, rregulli kishte tri pjesë. Shoferi duhej të njoftonte Team Leader-in. Karroca duhej të qëndronte brenda zonës së caktuar derisa të zgjidhej problemi. Dhe produktet e ftohura dhe të ngrira duhej të skanoheshin brenda zonave të tyre me temperaturë të kontrolluar.

Ky rregull tregon diçka që raporti nuk e thotë: një çantë që mungon zbulohet shpesh në rampë, gjatë ngarkimit, shumë kohë para se porosia të arrijë te klienti.

Te Si punonim me dëmet shkrova se përqindja nuk ka adresë. E njëjta gjë vlen edhe për porositë e paplota (Incomplete), me një ndryshim të rëndësishëm: këtu ka një çast kur problemi ende mund të ndalet.

Si të paplotë e kuptoja porosinë që nuk i mbërrinte klientit e plotë; formulën zyrtare nuk e kam ditur kurrë. Nga raportet kam këto shifra: në prill 2025 porositë e paplota ishin 1,18% kundrejt një objektivi prej 0,8%, ndërsa në një raport të qershorit 2025 ishte 0,63%, me 13 raste. Ato nuk tregojnë se cilat masa e sollën ndryshimin, prandaj nuk e paraqes si rezultat të punës sime.

Çfarë gjetëm në magazinë

Dy probleme mund t'i konfirmoj: çanta që mungonin dhe karroca të përziera ose të organizuara gabim, ndonëse nuk kam asnjë rast të dokumentuar të ndjekur nga shoferi deri te magazina. Me përgatitjen dhe organizimin e ngarkesave kishim vërtet vështirësi.

Asnjëri prej tyre nuk lind te dera e klientit. Çanta që mungon ka humbur diku më herët: në përgatitje, në karrocë ose gjatë ngarkimit. Karroca e përzier është organizuar keq para se të arrijë te shoferi. Megjithatë, nëse askush nuk i ndal, të dy përfundojnë në të njëjtin rresht të raportit: porosi që i mbërriti klientit e paplotë.

Pse rregulli kishte kuptim

Siç e shoh sot, secila pjesë e rregullit mbron diçka.

Njoftimi i Team Leader-it e kthen mungesën në problem të operacionit. Mungesën e sheh shoferi, por gjetja e çantës, ose vendimi se çfarë bëhet me porosinë, nuk varet vetëm prej tij.

Karroca që nuk lëviz nga zona e vet ruan gjurmën. Nëse fillon të lëvizë ndërkohë që kërkohet çanta, gjërat mund të ngatërrohen edhe më shumë, dhe pyetjes “ku humbi?” i përgjigjesh më me vështirësi.

Dhe rregulli për produktet e ftohura dhe të ngrira tregon se një standard nuk thotë vetëm çfarë bëhet, por edhe ku. Kur një problem zgjidhet me nxitim, vendi është gjëja e parë që harrohet.

Momenti i fundit kur një çantë që mungon është ende një pyetje

  1. 01PërgatitjaÇdo çantë e lidhur me porosinë e saj
  2. 02NgarkimiÇantat të numëruara, karrocat pa përzierje
  3. 03Kontrolli para nisjesMungon një çantë: karroca ndalet, njoftohet Team Leader-iporta
  4. 04RrugaTepër vonë për ta gjetur
  5. 05DeraNjë ankesë, jo një pyetjematet këtu
Kontrolli më i mirë nuk është ai që numëron porositë e paplota. Është ai që i ndal para se të nisen.

Jo vetëm numër, jo vetëm shofer

Porositë e paplota i ndiqnim si KPI në raportet operative. Si çdo KPI, edhe kjo lexohet në dy mënyra.

Leximi i parë e sheh si një numër negativ që duhet ulur, me emrin e një shoferi pranë çdo rasti. Është lexim i shpejtë, por pyetjen më të rëndësishme e lë pa përgjigje.

I dyti:

Porositë e paplota nuk duhen parë vetëm si numër negativ apo gabim i shoferit. Duhet të na ndihmojnë të kuptojmë ku humbi produkti ose informacioni dhe si mund ta parandalojmë përsëritjen.

Këtu porositë e paplota dallojnë nga dëmet. Dëmi, kur zbulohet, ka ndodhur tashmë. Një çantë që mungon, nëse zbulohet në rampë, është ende vetëm një mungesë; nuk është bërë ende porosi e paplotë te dera e klientit. Prandaj kontrolli vlen më shumë para nisjes.

Kontrolli para nisjes

Sot do të rekomandoja një kontroll të qartë para se të niset furgoni. Pesë pika:

  1. Çdo çantë është e identifikueshme dhe e lidhur me porosinë e vet.
  2. Numri i çantave përputhet me atë që duhet ngarkuar.
  3. Karroca është kontrolluar që të mos ketë ngarkesa të përziera.
  4. Nëse mungon një çantë, procesi ndalet për atë problem dhe njoftohet Team Leader-i.
  5. Çdo mungesë e zbuluar para nisjes regjistrohet me shkakun e saj, kur dihet.

Pika e pestë harrohet më lehtë se të tjerat. Një mungesë që gjendet dhe zgjidhet para nisjes nuk del kurrë në raportin e porosive të paplota. Për klientin kjo është mirë. Por nëse nuk shënohet askund, procesi nuk mëson asgjë prej saj, dhe nesër dikush tjetër do ta gjejë sërish të njëjtën mungesë, me pak fat.

Kontrolli i plotësisë e regjistron çdo rast me fazën e procesit ku nisi dhe me arsyen, dhe tregon ku nisin më shpesh rastet. Listën më poshtë mund ta shënosh këtu dhe ta kopjosh për turnin.

Kontrolli më i mirë nuk është ai që numëron porositë e paplota. Është ai që i ndal para se të nisen.

Te dera e klientit, një çantë që mungon është ankesë. Në rampë, është ende një pyetje.

Kontrolli para nisjes

0/5

Kështu do ta rekomandoja sot.

A e provove?

Nëse provove diçka nga kjo ese në turnin tënd, më thuaj çfarë ndodhi. Përgjigjet që u ndihmojnë të tjerëve botohen nën ese, të anonimizuara.