Lexohet nga një zë i shfletuesit tënd. Kjo faqe nuk regjistron dhe nuk dërgon asgjë.
Në këtë ese
Në rampë, problemin e sheh vetë. Nga distanca, shpesh e njeh vetëm përmes informacionit që të vjen.
Ky është dallimi më i madh mes dy mënyrave si kam punuar në miljen e fundit. Në vitin 2025, si Team Leader dhe pastaj si Area Manager, isha brenda operacionit: në rampë, te ngarkimi, pranë dispeçerëve, me KPI-të çdo ditë. Që nga 1 janari 2026 punoj me kohë të pjesshme si Last Mile Dispatcher, në distancë, nga shtëpia. Roli përfshin koordinimin operacional të 80+ automjeteve dhe 100+ shoferëve: turet, shoferët, vonesat dhe problemet gjatë shpërndarjes.
Problemet janë të njëjta. Vendi im përballë tyre është krejt tjetër, dhe ajo që vijon është analiza ime e të dy pozicioneve, nga dikush që ka qëndruar në të dyja.
Çfarë humbe t
Humbet mundësinë ta vëzhgosh vetë çdo situatë.
Te Gemba shkrova se raporti tregon rezultatin, ndërsa terreni tregon si krijohet ai rezultat. Nga distanca, terreni mungon. Mbetet informacioni që vjen prej tij.
Dhe ajo që raportohet nga distanca nuk është gjithmonë e njëjtë me atë që do të vëzhgoje vetë. Kur je në rampë, problemi të del përpara. Kur je në distancë, të arrin vetëm nëse dikush e sheh, e kupton dhe e raporton, dhe secili prej këtyre tre hapave mund të mungojë.
Çfarë fit on
Distanca ka edhe fitimet e veta.
Në rampë sheh mirë atë që ke përpara. Nga distanca, nëse informacioni dhe mjetet e punës e lejojnë, mund ta shohësh koordinimin e shumë tureve si një operacion të vetëm: të gjitha makinat njëherësh, dhe nëse vonesat po mblidhen diku, në vend të një vonese të vetme.
Që ta kesh këtë pamje, informacioni që merr duhet të jetë i mjaftueshëm dhe i besueshëm. Nuk po i përshkruaj këtu sistemet që përdorim dhe çfarë tregojnë ato, as kanalet e komunikimit dhe oraret e turneve; disa prej tyre nuk i di me saktësi.
Informacioni bëhe t ve të puna
Nga distanca, tri gjëra kanë edhe më shumë rëndësi se në rampë: cilësia e informacionit që merr, komunikimi dhe qartësia e përgjegjësive.
Kur nuk e sheh au
Në rampë, kur informacioni është i paqartë, shkon e shikon vetë. Nga distanca nuk mundesh. Informacioni i paqartë mbetet i paqartë, dhe po ashtu çdo vendim që merr mbi të.
Komunikimi, besoj, duhet të jetë i shkurtër, i qartë dhe të thotë cili veprim nevojitet. Një mesazh që kërkon tri pyetje pasuese për t'u kuptuar e ka humbur kohën që duhej të kursente.
Çfarë do të shikoja
Sot do t'u kushtoja vëmendje tri gjërave.
Devijimeve që përsëriten. Një vonesë është rast. E njëjta vonesë, në të njëjtin vend, disa ditë me radhë, është model.
Problemeve që mb
Informacionit që vjen me vonesë. Kur një informacion arrin vonë, vetë vonesa është sinjal. Problemi ka pasur kohë të rritet para se ta mësosh.
Më shumë se udhëzime
Koordinimi në distancë nuk është thjesht t'u japësh udhëzime shoferëve. Është të ndë
Kjo e lidh esenë me gjithë serinë. Një përmirësim mbahet kur nuk varet nga prania e dikujt, dhe në koordinimin në distancë askush nuk është i pranishëm. Mbetet sistemi: kush e sheh problemin, si e thotë, kush e merr përsipër, kur mbyllet.
Fletën më poshtë mund ta plotësosh për një problem që nuk e sheh dhe ta kopjosh. Last-Mile CX Control Tower i mbledh rastet, veprimet dhe shkaqet e shumë tureve në një pamje të vetme, që njëqind telefonata të bëhen një tablo e vetme e operacionit.
Në rampë, problemi të del përpara. Nga distanca, ose shkon ta kërkosh, ose ke ndërtuar një mënyrë që ai të të vijë vetë.
Një problem që nuk e sheh
0/5Si do ta bëja sot.
Përmirësimi që mbahet · Eseja 7 nga 10
Eseja e radhës · 08 Ditët me volum të la← Eseja e mëparshme DMAIC pa black belt Reflektime Të gjitha esetë
A e provove?
Nëse provove diçka nga kjo ese në turnin tënd, më thuaj çfarë ndodhi. Përgjigjet që u ndihmojnë të tjerëve botohen nën ese, të anonimizuara.